ITALI

Prej disa ditësh është aktivizuar vullkani, ‘Stromboli’ i cili ndodhet në brigjet e ishullit italian të Sicilisë. Shpërthimi i vullkanit në ishullin e vogël të Strombolit që ka rreth 500 banorë, ka rrezikuar edhe jetën e turistëve.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga vullkani i Strombolit. Ai është “një nga vullkanet më aktive” në botë, sipas geology.com, duke u mbiquajtur edhe “Drita e Mesdheut”. Vullkani ka qenë aktiv për 2000 vitet e fundit. Sidoqoftë, një shpërthim i madh në fillim të korrikut vrau një person.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb