Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Goma-s, pas shpërthimit të vullkanit në Malin Nyiragongo.

Sipas BBC, mijëra banorë të prekur nga paniku po iknin, shumica e tyre në këmbë.
Vullkani me vendndodhje 10 kilometra nga qyteti Goma, shpërtheu për herë të fundit në vitin 2002 duke lënë të vdekur 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë njerëz.

Turmat u panë me dyshekë dhe me sende të tjera në duar, duke ikur drejt kufirit me Ruandën në lindje, madje edhe para njoftimit të qeverisë, që erdhi disa orë pasi filloi shpërthimi.

Autoritetet e Ruandës thanë se rreth 3,000 njerëz tashmë kishin kaluar zyrtarisht nga Goma.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: