Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit në Kongo, ndërsa kërkimet janë ende në vazhdim për të zhdukurit.

Banorët në Republikën Demokratike të Kongos, janë kthyer në shtëpitë e tyre të shkatërruar pas shpërthimit të vullkanit, shkruajnë mediat e huaja.

Të paktën 15 vdekje janë konfirmuar, por numri me gjasa mund të rritet në orët në vazhdim.

Llava shpërtheu nga mali Nyiragongo duke formuar një re të trashë portokalli mbi Goma, e cila ka një popullsi prej dy milionë banorësh. Mijëra banorë të goditur nga paniku u larguan.

Vullkani, i vendosur 10 km nga Goma, shpërtheu për herë të fundit në 2002 duke vrarë 250 njerëz dhe duke lënë 120,000 të pastrehë.

Mount Nyiragongo është një nga vullkanet më aktive në botë, por ka shqetësime se aktiviteti i tij nuk ishte vëzhguar si duhet nga Observatori i Vullkanit Goma, pasi Banka Botërore shkurtoi fondet mes akuzave për korrupsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: