Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit Semeru në provincën e Java-s Lindore të Indonezisë që ndodhi më 4 dhjetor është rritur në 48, raportojnë mediat lokale.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) njoftoi se punimet për kërkim-shpëtim në rajon vazhdojnë me 4 ekipe në terren.

Ndërkohë janë evakuuar rreth 10 mijë banorë të rajonit pas shpërthimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: