TIRANE- Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, Rudina Xhunga ka bërë një sqarim të gjatë për shpërthimin e saj të mbrëmshëm pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi për veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në Twitter, ajo thotë se nuk ka asgjë me të, madje vlerëson punën e bërë nga policia, por sqaron se i gjithë reagimi erdhi për shkak të dështimit të sistemit shoqëror. E në këto kushte, shton ajo, askush nuk

“Sistemi shoqëror qe kemi ngritur, i cili nuk e mbron një fëmije nga dhuna, që nuk e shpëton dot një grua nga vrasja. Ka dështuar gjithë shoqëria dhe askush nuk ka arsye të jetë krenar, aq më pak ministrat që janë shërbenjës publikë”,- thotë ajo.

STATUSI I PLOTË
Reagova ndaj postimit ne Twitter te ministrit @sanderlleshaj , jo pse ngjarja e rende e Kavajes, ishte faj i tij, apo zbulimi, merite e Berishes. Policia e shtetit ishte korrekte dhe profesionale ne trajtimin e kesaj situate. Beri punen. Por sistemi deshtoi. Sistemi shoqeror qe kemi ngritur, i cili nuk e mbron nje femije nga dhuna, qe nuk e shpeton dot nje grua nga vrasja. Ka deshtuar gjithe shoqeria dhe askush nuk ka arsye te jete krenar, aq me pak ministrat qe jane sherbenjes publike. Te gjithe ne jemi te turperuar para nje drame njerezore qe ndodh, ndersa ne konsumojme e prodhojme dhune, verbale e sherr politik, e ka kush e ka. Une mbreme u shokova me mesazhet e adoleshenteve qe me shkruanin dhe me ftonin te mos genjenim me, po ta shikonim ne sy, ngjarjen e Kavajes se ajo eshte realiteti. Ne nje kohe qe shoqeria shqiptare po perpelitet, me duket ndihme per dhunuesit, arroganca verbale e kujtdoqofte. Kemi nevoje per njerezillek , dreqi e mori. Per njerez qe thone, me fal, qe thone, mbase nuk eshte faji im, po si mund te te ndihmoj, per njerez qe zgjasin nje dore.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb