SHKODER-Tre autorët e dyshuar të atentatit me 8 të plagosur që ndodhi në Shkodër më 13 janar kanë dalë sot para togave të zeza ku iu është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Endri Çopja, Ardjel Lulaj si dhe Serxho Teta u dërguan në Gjykatën e Shkodër nën masa të rrepa sigurie, ndërsa në këtë institucion ka prani të mëdha të forcave policore.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se tre të arrestuarit (u arrestuan në Elbasan) kanë mohuar kategorish të kenë lidhje me ngjarjen në fjalë, ku mbeti i plagosur edhe objektivi i atentatit, Lulzim Kulla. Nga salla e gjyqit ata thanë se kishin qenë në Shkodër pasi Çopja, do blinte aty lëndë narkotike, ndërsa dy të tjerët e kishin shoqëruar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, ku lënda plasëse i ishte vendosur në një motoçikletë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb