Ndërsa vendet e NATO-s janë angazhuar në bisedime urgjente për shkak të sulme me raketa në Poloni, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë anuluar takimin e G-20.

Kryeministri i kërkoi botës të “qëndrojë e qetë dhe të përqendrohet në vërtetimin e fakteve” pas deklaratës së Biden i cili tha se nuk ka gjasa që raketa të vinte nga Rusia.

Britania nuk po kundërshton konkluzionin “paraprak” të SHBA-së se raketa është lëshuar nga forcat ukrainase.

04a9471afd9c9ad43dc82d9ecc80e6f4

Gjithashtu Sunak tha: “Situata është kritike, të mbrojmë rendin ndërkombëtar dhe parimet themelore të kartës së OKB-së”, ndërsa ai dënoi dhjetëra sulme raketore ruse që synonin Ukrainën ndërsa liderët botërorë po takoheshin në samitin e G20 në Bali.

Dy qytetarë polakë u vranë në një fermë në Przeëodoë, një fshat rreth katër milje nga kufiri lindor i Polonisë.

Rusia u fajësua nga Presidenti Zelensky për bombardimet dhe përshkallëzimin e luftës në Ukrainë që kërcënoi të tërhiqte aleatët e NATO-s në konflikt të drejtpërdrejtë me Presidentin Putin.

Polonia po shqyrton thirrjen e nenit 4 të traktatit të NATO-s, i cili thotë se shtetet anëtare “do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërit prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e një anëtari tjetër.

Udhëheqësit e G7 mbajtën një takim urgjent anësor në samitin këtë mëngjes duke dënuar sulmet “barbare” me raketa ruse në Ukrainë dhe duke i ofruar Polonisë ndihmë në hetimin e sulmit . Sunak u zgjua në orën 5 të mëngjesit për t’u informuar për sulmin me raketa. Ai u informua nga Ben Ëallace, sekretari i mbrojtjes dhe James Cleverly, sekretari i jashtëm, dhe foli me Presidentin Duda të Polonisë dy orë më vonë, duke ofruar “çdo ndihmë të nevojshme për të përcaktuar urgjentisht atë që ndodhi”, tha Doëning Street.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb