Të tjera detaje dalin në dritë nga shpërthimi me eksploziv që ndodhi para një lokai në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”. Gazetari Senad Nikshiqi në një raportim për ‘News24’ tha se aktualisht janë shoqëruar 5 persona, ku po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Një prej pistave që ka policia është një ngjarje e ndodhur 3 muaj më parë, ku djali i saj pronares së lokalit, Hana Foileta, është përfshirë në një plagosje të lehtë më dashje, ku ka goditur lehtë me thikë dy persona të tjerë. Mësohet se ai ka dalë nga paraburgimi, pasi dy personat e lënduar lehtë nuk e kanë denoncuar.

Mes personave të shoqëruar, janë dhe dy djemtë e përfshirë në konfliktin e mëparshëm. Lokali fatmirësisht ishte i mbyllur, kur në derën e tij ishte vendosur një sasi tritoli me fitil. Ndërkohë që policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, që përfundoi vetëm me dëme materiale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb