Policia e Shkodrës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me shpërthimin me tritol që u regjistrua sot pranë një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shpërthimi u regjistrua para lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases Hana Foileta, 46 vjeçe. Këto burime theksojnë se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb