VLORE

Pas shpërthimit me tritol që tronditi sot Orikumin, ku në qendër të sulmit ishte në makinë, ka reaguar Policia e Vlorës.

Kjo e fundit përmes një njoftimi zyrtar sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Të njëjtat burime sqarojnë se automjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit Vezir Bello, 59 vjeç, ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit. Po ashtu policia po heton nëse autorët kanë ngatërruar objektiv, pasi aty pranë ishte dhe një tjetër mjet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb