Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të banesë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Meta i bën thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë këtë ngjarje, të cilën e konsideron shumë të rëndë.

Gjithashtu ai thekson se një akt i tillë kriminal shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.

‘Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve’, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: