Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Durrës, ku një sasi tritoli shpërtheu para banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme. Sipas gazetares së ‘News24’ dhe BalkanWeb’ Dorjana Bezat se ka dyshime që në derën e banesës është vendosur një sasi e vogël trotili, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb