Njerëzit në Bejrut kanë shpërthyer në zemërim në lidhje me shpërthimin që ndodhi këtë të martë në shtetin e Libanit, në një port vendor.

Ata shprehen se ka qenë neglizhenca e qeverisë, ajo e cila ka bërë që situata të agravojë në këtë gjendje.

Presidenti i vendit Michel Aoun tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shumë prej banorëve kanë akuzuar autoritetet për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim. Shpërthimi vrau të paktën 137 njerëz dhe plagosi rreth 5  000 të tjerë, ndërsa dhjetëra janë ende të humbur.

Në vend ka nisur një gjendje e jashtëzakonshme dy-javore. Një diplomat gjerman ishte gjithashtu midis të vdekurve, si dhe të huaj nga shtete të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Presidenti Makron ishte i pari lider botëror që ka vizituar Libanin, ndërsa njerëzit vendas e lusnin atë që të shkatërrojë korrupsionin që ekziston në Liban. “Udhëheqja jonë është e korruptuar. Na ndihmoni. Ju jeni shpresa jonë e vetme”, i tha një banor, presidentit francez Makron.

Emanuel Makron deklaroi se e pa me vend se është i nevojshëm një rend i ri politik në Liban. “Po, këtu ka nevojë për një rend të ri politik. Duhet të ndryshojë e ardhmja”, u shpreh Makron.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb