DURRËS

Detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku iu vendos eksploziv një biznesit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në zonën e Kënetës. Banorët janë shprehur të tronditur për ngjarjen, teksa kanë thënë se është e përsëritur.

“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur banorët.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesi të sotëm, teksa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin me iniciale D.K.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit SH.A dhe D.K.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: