FRANCE

Policia franceze ka ndaluar katër persona për shpërthimin të premten në Lion, në të cilin janë plagosur të paktën 13 persona. I dyshuari i parë mësohet të jetë një nxënës algjerian, 24 vjeç. Në mesin e të ndaluarve rezulton edhe e ëma, vëllai i vogël dhe babai i 24 vjeçarit. Ky i fundit, sipas të hetuesve po bashkëpunon shumë pak dhe nuk pranon faktet.

Policia, në orët e para pas atentatit, ishte në ndjekje të një burri që ishte parë në zonë falë kamerave të sigurisë. Sipas hetuesve, shpërthimi mund të jetë një sulm i mundshëm terrorist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb