AFGANISTAN- Rreth 29 persona humbën jetën sot nga një shpërthim në mes të një marshi protestues në kryeqytetin afgan, Kabul. Më shumë se 100 të tjerë mbetën të plagosur, shkruan BBC.

Shpërthimi ka ndodhur në sheshin Deh Mazang, ku qindra protestues të minoritetit Hazara marshuan duke kërkuar ndryshimet në rrugën e planifikuar te linjës së energjisë.

Ata janë të shqetësuar pasi linja e planifikuar nuk kalon nëpër zona të populluara nga komuniteti Hazara.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, megjithatë disa media kanë raportuar që prapa tij qëndron një sulmues vetëvrasës me bombë. Askush ende nuk ka marrë përgjiegjësinë për ndonjë sulm.

Zëdhënësi i grupit taleban, Zabiullah Mujaheed ka dërguar një e-mail tek mediat përmes se cilës ka dënuar sulmin dhe ka deklaruar që talebanët nuk kishin të bënin me të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: