LEZHË

Pas ngjarjes në Lezhë ku një pikë karburanti shpërtheu në flakë, Policia e Shtetit ka dhënë detaje dhe tregon se nga shpërthimi kanë mbetur 6 persona të plagosur dhe njëri prej tyre po transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Sipas policisë, 5 të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi paraprak:

Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.  5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten. Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: