Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesën 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të bihet në gjurmët e autoreve të ngjarjes.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici janë dhe pjesëtarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohuar të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: