I tronditur me një pikëpyetje të madhe për atë që i ndodhi në derë të shtëpisë pak pas mesnate, Gjergj Llazi nuk ka një arsye për ngjarjen. 47-vjeçari tregon se sapo kishte hyre e marta në derë të shtëpisë dëgjoi një zhurmë të fuqishme.

Ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët ishin në gjumë. Shpërthimi i gati 100 gramë tritol në derën e jashtme të banesës shkaktoi një zhurmë shumë të madhe por ata nuk dolën nga banesa derisa erdhi policia. kryefamiljari tregon se edhe policisë i ka thënë se nuk dyshon tek askush dhe nuk ka konflikte me njeri. Ai thotë se prej 15 vitesh jeton në këtë apartament, ndërsa shton se ka punuar si taksist dhe bojaxhi por asnjëherë nuk është konfliktuar me askënd.

Pak orë pas ngjarjes, policia arrestoi autorin, shtetasin Engjell Myslimi, 26 vjeç. Ky i fundit pranoi autorësinë e krimit, ndërsa theksoi se kishte pasur një konflikt me djalin e 47-vjeçarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb