BRITANIE MADHE – Një burrë ka treguar në media plagët që ka marrë në fytyrë dhe kokë pas shpërthimit në metronë e Parsons Green të Londrës. Në fotot Peter Crowley tregon qartë djegiet në kokën e tij, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Ai tha: “Kjo plagë më është shkaktuar nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në metronë e Londrës”. Zoti Crowleye raporton gjithashtu se ka edhe persona të tjera që mbeten të lënduar nga shpërthimi.

Në imazhet që ai ka postuar në rrjetet sociale, flokët janë djegur mjaftueshëm dhe gjithashtu ai ka disa shenja skuqje në fyrë dhe ballë. Scotland Yard deklaroi se shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në Parsons Green ka të bëjë me një sulm të pastër terrorist.

Shpërthimi, i cili shkaktoi një zjarr dhe plagosi 20 persona nisi nga një kovë e bardhë e braktisur në një nga vagonët e trenit të nëndhshëm. Policia, zjarrfikësit dhe ambulancat ndërhynë në vendin e ngjarjes.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: