SARANDË

Policia e Sarandës ka dhënë informacione për shpërthimin e ndodhur në mesditë në një karburant në hyrje të Ksamilit. Një person ka mbetur i lënduar teksa zjarri është neutralizuar nga zjarrfikësit që kanë ndërhyrë menjëherë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:26, në Ksamil në një pikë karburanti. Sipas policisë dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç, i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: