Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të cilët u plagosën rëndë këtë mëngjes nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë.

Mjekët e kanë cilësuar gjendjen e katër pjesëtarëve, si tejet të rëndë, thonë burime për “BalkanWeb”. Kujtojmë se shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm.

Sipas gazetarit Senad Nikshiqi, 40-vjeçarja A. Gjoka, ishte ngritur në mëngjes për të përgatitur kafe dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm. Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjendja e familjarëve të plagosur:

Gazetari Erjon Skëndaj, referuar burimeve, raporton për “BalkanWeb” se djegiet janë të gradës së tretë e të katërt dhe katër anëtarët e familjes Gjoka janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Mjekët i kanë thënë gazetarit Skëndaj se ata nuk mund të transferohen në Itali, pasi gjendja e tyre është shumë e rëndë. Gjithashtu, referuar faktit që familjarët e djegur ishin futur në pishinë, mjekët kanë pohuar se në momentin që përfshihesh nga flakët, uji ndihmon në frenimin e djegies së trupit, por në rastin konkret pishina ka pasur klor, një kimikat ky që mendohet se ndikon negativisht në djegien e trupit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb