TIRANE- Pronari i resortit turistik në Velipojë, Besnik Zejnuni dhe djali i tij, Hektor Zejnuni janë transportuar me helikopter drejt QSUT-së në Tiranë, ndërsa të dy kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.

Sakaq e plagosura e tretë siç konfirmon për News 24 dhe BalkanWeb, drejtori i spitalit të Shkodrës, Përparim Çela është në gjëndje më të stabilizuar dhe po mbahet në Shkodër.

Ai konfirmon po ashtu se në spitalin e Shkodrës po kurohet edhe një infermiere që dha ndihmën e parë për të plagosurit, e asfiksuar nga tymi.

MBERRIN NE QSUT VELIPOJE
Gazetari Erjon Skëndaj konfirmoi se të plagosurit mbanin maska oksigjeni, ndërsa njëri prej tyre, 33-vjeçari Zejnuni kishte djegie në fytyrë dhe gjoks. Të dy, at e bir janë transportuar drejt repartit të djegie plastikës për një trajtim më të specializuar.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb