TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kreu i Departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen e rende në një resort në Velipojë ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mbetën të plagosur dhjetëra persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Bardh Spahia ka vizituar në spital dy nga të plagosurit.

Statusi i Bardh Spahia:
Me keqardhje te thelle mesova ngjarjen tragjike te Velipojes. Shpreh gjithe mbeshtetjen time per te lenduarit dhe te plagosurit. Vizitova personalisht 2 nga te lenduarit, Besnikun dhe djalin e tij Hektorin. Gjate bisedes me shefin e sherbimit dr. Gjergj Belba por edhe me disa prej familjareve i percolla dhe interesimin e lutjet e kryetarit Basha per sherimin e tyre sa me te shpejte. Profesor Belba me siguroi se po bejne maksimumin per te plagosurit me pergjegjshmeri te larte dhe profesionalizmin qe i karakterizon si ekip.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: