VLORË

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vlorë por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz dhe as materiale. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të enjtes por pasi është dëgjuar zhurma, policia ka kërkuar për më shumë se 2 orë në të gjithë zonën për vendin ku ishte vendosur eksplozivi.

Pas 2 orësh kërkimesh policia e ka gjetur në një rrugicë në lagjen “28 nëntori”.

Policia po heton nëse ka lidhje me pakon me eksploziv e gjetur një natë më parë në të njëjtën lagje, i mbështjellë me natriban dhe kishte eksplozivin dhe fitil të pashpërthyer.

Pakoja u gjet pranë lokalit të autorit të vrasjes së administratorit të fshatit Kotë në 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: