TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas shpërthimit në derën e banesës së kryetarit të Bashkisë Mat, Nezir Rizvani. Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike.
Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit pergjegjësit”, deklaron PD.

tirtol-mat-1

Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:40 në lagjen “Drita” të qytetit të Burrelit. Një sasi e lëndës plasëse 50 deri në 100 gramë ishte vendosur në shesh pushimin e katit të katërt të pallatit, 2 metra nga dera e banesës së kreut të Bashkisë Mat, Nezir Rizvani dhe 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B. fqinj i tij. Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar pasi në të dy banesat nuk ka pasur njerëz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: