Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i ndodhur pranë aeroportit të Kabulit pak momente më parë.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane ka konfirmuar për Reuters se SHBA ka kryer një sulm me dron në një automjet në Kabul.

Automjeti mbante “shumë” bomba vetëvrasëse të Shtetit Islamik që po shkonin drejt aeroportit të Kabulit.

Us
Us

Sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K. Sipas zyrtares nuk raportohet per viktima civile.

Goditja shkaktoi “shpërthime të rëndësishme dytësore” që tregojnë praninë e një sasie të konsiderueshme të materialit shpërthyes në automjet.

Një zëdhënës i talebanëve tha gjithashtu se sulmi ajror amerikan kishte shënjestruar një bombardues të dyshuar që udhëtonte me një makinë, sipas Associated Press.

Mbetet e paqartë nëse sulmi lidhet me shpërthimin e mëparshëm të raportuar në një lagje 3 milje në veriperëndim të aeroportit të Kabulit, i cili rezultoi në të paktën një viktimë, një fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: