Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin me tritol në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.3 të Durrësit.

Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj shpërthimi ishte shumë i fortë, pasi u dëgjua thuajse në gjithë qytetin. Sipas gazetares Haxhiaj, në banesë ka qenë gruaja dhe djali i Dukës, ndërkohë që bashkëshortja e tij është tronditur nga ngjarja në fjalë.

T2
 

Tritoli ishte vendosur në derën e jashtme të banesës, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Haxhiaj tha se autori, që është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës, ishte i maskuar me një kapuç dhe pasi vendosi tritolin në derën e banesës, është larguar. Përveç kamerave të banesës së Dukës, në zonë ka edhe të tjera kamera sigurie. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: