TIRANË

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19. Bino, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi betejën më virusin, apelon për kujdes, pasi sic shprehet ajo në video mesazh, virusi nuk pyet.

“Covidi ekziston. Covidi paraqitet në disa forma, mes të cilave janë të format e lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca nuk ka ndryshuar. Pra, shkalla e formave të rënda mbetet e njejtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë.

E provova vetë se c’do të thotë të kalosh covid në formë të rëndë. Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore që janë shumë, të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mundesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të mbrojnë veten e të afërmit e tyre, pavarësisht moshës së tyre, pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese. Shpeshherë Covidi nuk pyet.” shprehet Bino në video mesazhin e shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb