Në 2 minuta e 20 sekonda, Kukësi zhbëri gjithçka të bukur që kishin ndërtuar deri në këtë pikë të sezonit. Pikët e lënë në shtesë kundër Bylis dhe humbja me përmbysje përballë Tiranës, bënë që verilindorët të dorëzonin kreun. Atmosfera në shtëpinë e Kukësit nuk është nga më të mirët, dy ndeshjet e fundit janë një kambanë alarmi për të gjithë. Presidenti Gjici kërkon 3 fitore radhazi, mbase më të drejtë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për tu rikthyer sërish në krye, të paktën kështu shpresojnë. Lajmi pozitiv është rikuperimi i Vasil Shkurtaj.

Vasili
Vasili

Impakti i tij në fushë është jashtëzakonisht shumë i madh, kjo u pa edhe në momentin kur doli nga fusha në sfidën kundër Tiranës. Shkurtaj kishte pësuar një dëmtim çka bërë që të mos stërvitej rregullisht me pjesën tjetër të ekipit në fillim të javës. Shkurtaj me sa duket ka lënë pas atë dëmtim të pësuar duke u vendosur me kohë të plotë në dispozicion të Shpëtim Duros. Sulmuesi kryesor pritet të zbres në fushë si titullar në transfertën përballë Teutës. Një mungesë e rëndësishme është ajo e Olsi Teqes, i cili në sfidën kundër Tiranës u ndëshkua me karton të kuq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb