Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Ministria e Shëndetësisë është ministria më e rëndësishme që kemi.

Nazarko tha se nuk mund ta mendosh zhvillimin e turizmit, pa bujqësi e blegtori.

“Me bujqësinë mund të na ndodhë si me kioskat, uroj që mos ndodhë kjo. Por, Ministria e Bujqësisë është ministria më e rëndësishme në Shqipëri. Ka një formulë, duhen modernizuar ato që na kanë lënë paraardhësit.

Unë do e quaja të çmendur atë kryeministër që thotë se mund të bëhet turizmi pa bujqësinë. Bujqësia e blegtoria bëhet njëherë, pastaj turizmi”, tha Nazarko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb