Gazetari Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, duke iu referuar të dhënave grafike të ISHP-së, thotë se në Shqipëri piku i përhapjes së koronavirusit ka kaluar.

Nazarko: Pse mendoj unë kështu? Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet e OBSH, por emigrantët erdhën për festa te ne dhe na i sollën ca dhurata (virusin nga Italia). Këtë vit kemi pasur një grip të tmerrshëm, ka pasur shumë simptoma të rënda, nuk po them që është koronavirus 100% por nuk vërteton as fjalët e zonjës (Silva Bino).

Zaloshnja: Kjo është një gjë që matet me vrojtim statistikor: merren 1 mijë veta në gjithë republiken dhe testohen njerëzit, me testin nëse je i infektuar dhe testi me pickim në gjak që mat nëse e ke kaluar koronavirusin dhe trupi fillin të krijojë antikorpe.

Balla: Ti arrin dot në një përfundim si Nazarko tani që thotë se pikun e kemi lënë pas?

Zaloshnja: Unë i referohem të dhënave të Universitetit të Oksfordit, që thotë se shumica e njerëzve e kanë kaluar koronavirusin në periudhën janar-shkurt. Nuk ka pse Shqipëria të bëjë përjashtim këtu.

Nazarko: Nga vëzhgime jashtë statistikave, unë besoj që përvec pikut që e kemi kaluar, ne nuk jemi shumë vend industrial, nuk kemi kooperativa, jemi si popull të vetëkarantinuar. Këta faktorë shto edhe vaksinat që kemi bërë për malarje dhe turbekoloz e faktojnë teorinë time.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb