Nazarko gjatë jetës së tij, me një karrierë të gjatë dhe të veçantë, ka patur fatin të takojë figura të mëdha për të cilat ai flet me entuziazëm.

Një ndër këto fotografi është edhe ajo me Mihail Gorbaçovin, të cilën Nazarko e ka realizuar në Tiranë pasi e kishte ftuar atë, duke qenë se ai ka qenë president i shkollave të shahut në botë për fëmijët.

Ndërkohë teksa në studio u shfaq fotoja me Ramiz Alinë ai e cilësoi  politikanin më profesionist në historinë e Shqipërisë në 30 vjet. Nazarko tregoi se e ka çuar edhe në kopshtin e shtëpisë së tij dhe me humor iu ka thënë prindërve ta vrisnin pasi ai e kishte lënë pa shkollë. Nazarko tha se familjarët e tij ishin çuditur pasi për mbi 10-15 vjet i ishin lutur Ramiz Alisë për shkollën e tij dhe të Mentorit.

Sipas Nazarkos, fotografia e librit “Ligji i ri i ruajtjes së energjisë dhe teoria e unifikimit” në thelbin e tij mishëron çdo gjë. Më tej shtoi se një formë të këtij libri e ka paraqitur në një konferencë në Kretë ku ishin mbi 1000 shkencëtarë, dhe në “La sapienza”.

Në fund programi “Dola te Ola” u mbyll me foton dhe një videomesazh nga vëllai i tij Mentori, të cilët kanë qenë dhe janë shumë të lidhur. Ata janë shoqëruesit e njërit-tjetrit duke filluar nga vështirësitë që familja e tyre ka kaluar dikur, por edhe sot që janë dy figura të njohura dhe të suksesshëm në çdo punë që marrin përsipër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb