Një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës së Shpëtim Nazarkos është edhe krijimi i gazetës “Dita”. Në studion e Olës ai tregoi se si nisi ideja për krijimin e kësaj gazete dhe se si dy shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë u bënë pjesë e saj.

Nazarkoi tregoi se në vitin ’92 kur ai ndodhej në Gjermani një mik i kërkoi të bënin gazetën “Dita”, ndaj ai thirri Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Ai tha se Dritëro Agollin e kishte mik shtëpie, dhe theksoi se edhe pse ishin një familje e persekutuar në shtëpinë e tij në Lushnjë shpesh vinin figura të mëdha si ajo e shkrimtarit.

Ndërkohë tregoi se Ismail Kadarenë nuk e njihte aq mirë sa Dritëronë, por edhe ai i ishte përgjigjur brenda dy ditëve kërkesës së tij dhe kishte botuar pranë gazetës “Dita” për 3 vite me radhë pa asnjë shpërblim dhe me një dashuri të madhe.

Nazarko veçoi edhe librin që Dritëroi i kishte kushtuar atij,  gazetës Dita, dhe vëllait të tij Mentorit, një vëllim nën titullin “Teshtimat e lirisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb