Milan nuk vdes kurrë, mban të gjallë kualifikimin për në 1/8 e Champions League falë një fitore të madhe në Wanda Metropolitano kundër Atletico Madrid. Duhej një mrekulli dhe një e tillë erdhi pikërisht atëherë kur më pak pritej, erdhi fal një talenti si Messias, një bekim për kuqezinjtë. Ekipi i Piolit ishte superior në çdo aspekt, kontrolluan ndeshjen ku flirtuan në më shumë se një herë më golin e avantazh, Bakayoko dhe jo vetëm vendosën në provë Oblak.

Messias
Messias

Atëherë kur gjërat po shkonin drejtë fundit, në minutën e 87-të, Messias me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Milan fitoren e parë në Grupin B. Pas 5 ndeshjesh, Milan ndodhet në vendin e tretë me katër pikë, po aq sa edhe Ateltico Madrid dhe një pikë më pas se Porto.

Në sfidën e fundit, kuqezinjtë presin Liverpool në “San Siro”, me të kuqtë që e kanë siguruar kohë më parë kualifikimin por nuk kanë ndërmend të tolerojnë askënd, këtë e vërtetuan sërish duke mposhtur pastër 2-0 Porton. Alcantara dhe Momo Salah realizuan për ekipin e Jurgen Klopp.

Stefano Pioli nuk e fsheh gëzimin për këtë sukses të arritur në Madrid: “Djemtë bënë një paraqitje të rëndësishme, treguan personalitet dhe kurajo. Ishte një ndeshje e vështirë por e fituar me meritë dhe intensitet, kualitet dhe mentalitet, ishte e drejtë të festoja me djemtë në fund”, theksoi tekniku kuqezi në përfundim të sfidës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb