Në një anije në brigjet mes fshatrave Taşlıca-Boltaşlı (Neta-Lythrangomi) në rajonin Iskele të Qipros Turke janë shpëtuar 175 refugjatë sirianë.

Siç informon Zyra për median e policisë, anija u gjet rreth orës 03.00 sipas kohës lokale në një largësi prej 10 metrash nga bregu me 175 refugjatë sirianë në bord përfshirë 30 gra dhe 69 fëmijë.

Refugjatët në anije u evakuuan nga njësit e policisë dhe më pas u dërguan në pallatin e sporteve Dr. Fazıl Küçük në rajonin Iskele dhe se ata do të kalojnë nën kontrollin shëndetësor.

Për sigurimin e nevojave të refugjatëve punuan në koordinim ekipet e Mbrojtjes Civile, të Komunës Iskele dhe të Bashkisë Iskele.

Kryetari i Bashkisë Iskele, Hasan Sadıkoğlu në një deklaratë tha se e gjithë Qiproja Turke është mobilizuar për refugjatët dhe se është treguar një shembull i ndjeshmërisë së madhe.

“Të gjithë ndihmuan me veshje nga fëmijët e deri për të rriturit. Në këtë mënyrë kanë kontribuar edhe tregtarët e zonës. Lidhur me refugjatët do të formohet shtabi i krizës dhe do të vendoset se çfarë rruge do të ndiqet”, tha Sadıkoğlu.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb