ALASKA

Një histori si në filma ka ndodhur në Alaskë pasi një burrë është sulmuar prej 1 jave nga ariu.

Ngjarja ka ndodhur në kamp minatorësh 40 milje larg Nomes teksa burri prej ditësh nuk flinte, madje ariu e sulmonet vazhdimisht në kampin ku qëndronte.

Ai nga çatia e kasolles dërgonte mesazh ‘SOS’ për ndihmë derisa u pa nga Rojet Bregdetare.

Me një këmbë të dëmtuar dhe gjoks të mavijosur, i sulmuari kishte mundur ti mbulonet ato me shirita. Atij i kishin mbaruar municionet dhe dera e kasolles i ishte shkëputur, por kjo aventurë ndoshta i mësoi burrit guximtar se sa i rrezikshëm është një ari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb