Ka përfunduar faza e parë e restaurimit të teatrit “Migjeni”. Ministria e Kulturës ka investuar për herë të parë në objektin që nuk kishte njohur asnjë ndërhyrje që nga viti 1958. Projekti është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe fondi i akorduar për fazën e parë të punimeve kap shifrën e 86 milion lekëve të rinj.

Punimet restauruese në këtë objekt të rëndësishëm të kulturës në qytetin e Shkodrës kanë filluar në nëntor 2015. Gjatë fazës së parë janë realizuar punimet jashtë godinës për sistemime dhe drenazh si dhe brenda janë kryer punime në bodrum dhe në katin e parë. Ndërhyrjes i është nënshtruar edhe sistemi i ndriçimit.

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: