SARANDË- Një djalë 9 vjeç nga Kosova ka mundur të shpëtojë t’i shpëtojë vdekjes vetëm falë ndërhyrjes së një roje bregdetare në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur ne plazhin e centralit në Sarande, ku roja bregdetare Ndriçim Rako shpëtoi nga mbytja 9-vjeçari Arbërin Kreshnikaj, pa hezituar asnjë çast nëse rrezikonte edhe ai vetë apo jo.

Vetëm roja, në një rrëfim për mediat pas rastit rrëfeu se ishte duke e ruajtur djalin, pasi kishte kuptuar se ai nuk dinte mirë not.

“Djalin e pashë që nuk dinte mirë not dhe po e ndiqja me sy. Por, në një moment më humbi nga sytë. U nisa direkt dhe u zhyta për ta shpëtuar, e më pas e nxora në breg”, shprehet roja Ndriçim Rako.

Familja e djalit megjithëse e tronditur ka falënderuar shërbimin e Rojës Bregdetare dhe vetë të riun që shpëtoi djalin e tyre. Fatmirësisht 9-vjeçari nuk pësoi asnjë lëndim dhe vazhdon të shijojë pushimet me prindërit në Sarandë.

Kujtojmë se 10 ditë më parë 3 të rinj u mbytën në plazhin e Zvërnecit, ndërsa Roja Bregdetare në kë plazh nuk ekziston.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb