Darron Coster, ish-oficeri i policisë i cili shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish në sulmin terrorist në Manchester Arena ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ditën e sotme ai u vlerësua për veprimet nga Sir John Saunders i cili tha se ai bëri një “punë të mahnitshme” duke ndihmuar të rinjtë pas bombardimit.

Coster, i cili doli në pension nga Policia Ushtarake Mbretërore në vitin 2008 dhe ishte në të 50-at e tij, ishte duke pritur të merrte djalin e tij kur ndodhi shpërthimi më 22 maj 2017. Sulmi vrau 22 vetë dhe plagosi qindra të tjerë.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb