Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë sot një lajm të mirë, ku një grua ka fituar betejën me koronavirusin.

Manastirliu thekson se bëhet fjalë për nënë Margaritën, e cila ka lënë spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, e shëruar.

“Nënë Margarita ka lënë spitalin “Shefqet Ndroqi” e shëruar plotësisht dhe ka veçse mirënjohje për stafin mjekësor që e shpëtoi nga komplikacionet e shkaktuara nga virusi i rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: