Në Barcelonë të gjithë shpresonin që Josep Maria Bartomeu të jepte dorëheqjen. Ndryshe nga opinioni sportiv, dëshira e tifozëve apo dhe e disa lojtarëve, presidenti i Barçës vendosi të mos largohet, pavarësisht se gjithçka është kundër tij. Bartomeu kapet pikërisht pas atij që i rrezikoi më shumë poltronin e presidentit, Leo Messi:

Bartomeu
Bartomeu

“E kuptoj që Messi është i mërzitur, ne nuk mund ta lejonim të largohej pasi ai është çelësi i projektit dhe shpresojmë që në ditët në vijim të dalë e të thotë se dëshiron të qëndroj dhe të rinovoj kontratën”, u shpreh Bartomeu duke u ndalur më pas tek ideja për të dhënë dorëheqjen: “Për shkak të Messit nuk e kam mëndur kurrë të jap dorëheqjen. Projekti është shumë interesat me lojtarë të rinjë dhe me veteranë si Leo. Mendoj se më të mund të fitojmë një titull këtë sezon”, u shpreh presidenti i Barcelonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb