TIRANE

Diten e djeshme Graniti i ka thënë Fifit se e do thjesht si shoqe e nuk sheh diçka mes tyre. Por kjo gjë nuk është pritur aspak mire nga Fifi e cila ka kërkuar të largohet nga shtëpia dhe më pas ka patur kriza paniku.

Deklarata e Ganitit ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjet, madje ka reaguar dhe motra e Granitit, Genta Cana. Ajo ka shpërndarë një postim ku shkruhet se Graniti pëlqen Semin duke mos i kursyer fjalët ofenduese për Fifin.

“Ti je brenda por unë jam jashtë e luftova fuqishëm lidhjen tuaj. Luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda dhe jashtë. M’u kundërvunë, më shanë, më fyen. Pse? Sepse tek ty pashë diçka tjetër me dikë tjetër. . Të gjithë panë Semin me Donaldin por unë pashë ty dhe Semin. Do dalin këto fjalë e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmurë mendore, psikopate, manjake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit të do Kosova, të do Shqipëria.”
Më pas, moderatorja e ka fshirë postimin dhe ka shkruar se nuk ka asgjë personale me Fifin.

“Hej hej njërëz qetësohuni. Merreni pak më shtruar punën e Big Brother. Më kemi bombarduar me mesazhe. Asgjë nuk kam kundër Fitit si person dhe si këngëtare. E respektoj cfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja i takon atyre se janë dy të rritur. Po për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njeri tjetrin”-shkruan motra e Granitit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: