Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për ekonominë, duke deklaruar se brenda 48 orësh qeveria do të vijë me një plan e masa rregullatore që të garantojmë mbrojtjen e shtresave në nevojë, familjeve, sipërmarrjes së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë.

“Ka dalë raporti i BB e konsideron shqip me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë masave, falë qytetarëve, falë sipërmarrjes. Sot kemi rimarrë të gjitha vendet e punës. Po hajt shahemi. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës, si rrallëkush nga elasticiteti i tregut dhe mbështetja qeveritare. 50 mijë vende pune janë shpëtuar. 283 mijë qytetarë, fytyra, shpirtra që kanë përfituar. Sa përfituan, debati i hapur mbetet. 5% i PBB, hajde ta debatojmë me shifra, pastaj kalojmë në shifra e emocione.

Po situata nuk është e thjeshtë me energjinë, ka prekur gjithë botën, ça po ndodh këtu, janë rritur gjë çmimet e energjisë këtu. Duroni 48 orë, do vijmë me një plan, uroj ta mbështesni.

Nuk është rozë, jemi larg, shumë shumë larg, por udhëtuam nëpërmjet greminës me dy fatkeqësi të mëdha, tërmetin e pandeminë. Po ringrihemi, kemi probleme sa të duash, biem dakord nuk biem dakord. Por nuk do biem dakord që mos të themi të vërtetën.

Së fundmi, kur i referohemi ekonomisë sigurisht që konteksti diskutohet brenda një konteksti më të gjerë global. Ne kemi zgjedhur një sistem që na ka lejuar të rritemi.

Brenda 48 orëve ne do të marrim masa rregullatorë që të garantojmë mbrojtjen e shtresave në nevojë, familjeve, sipërmarrjes së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë.

Kur diskutojmë të sjellim dhe ca statistika, të pranuara përtej nesh. Rritja e ekonomisë kapi atë që quhet rritja V, e menjëhershme. BB nxori një statistikë të rëndësishme, ulja e varfërisë nga 34% disa vite më parë në 29%. Është proces, varfëria do masa, reforma, përgjegjshmëri që ne si maxhorancë e kemi treguar. Është rasti që edhe ju ta tregoni përgjegjshmërinë përtej debatit politik e lojës politike. Do duhet të duroni që ne të dalim me platformën e mbështetjes për qytetarët, për familjen dhe sipërmarrjen”, deklaroi Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb