Elia u operua me sukses në Gjermani pasi gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u mblodhën në kohë rekord paratë nga donatorët në Shqipëri dhe Diasporë.

Ndërhyrja që bëri foshnja sipas mjekëve gjermanë shkoi në mënyrë perfekte pa asnjë komplikacion. “U shpëtua një jetë”, kështu e nis postimin Elvis Naçi në rrjetet sociale, ku tregon Elian që po rehabilitohet pas ndërhyrjes. Vajzës nuk i nevojitet një tjetër operacion pasi çdo gjë përfundoi me sukses.

Sëmundja e rrallë e Elias
Fëmija i parë i çiftit Meçani nga Libohova kishte lindur më një plagë të madhe të hapur në shpinë, një sëmundje e rrallë kjo e cila prek foshnjat që në fetus duke lënë pasoja të parikuperueshme gjatë gjithë jetës nëse nuk operohet në kohën e duhur. Mjekët në Shqipëri thanë se palca kurrizore e Elias nuk ishte e mbrojtur, pasi ajo del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që kontrollojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe funksione të tjera jetësore. Sëmundja e rrallë quhet “spina bifida aperta”. Foshnjat e lindur me këtë sëmundje të rrallë duhen të operohen pasi mund të humbin përgjithmonë funksionet e gjymtyrëve.

Elia u operua në një spital në Münich, që është një nga klinikat më të mira e te specializuara për këtë sëmundje. Në kohë rekord u sigurua avioni privat sanitar për transportin e sigurt të saj me ekipin e mjekëve bavarez ndërsa prindërve të Elias iu siguruan pasaportat brenda 24 orëve. Me të mbërritur në spital Elia hyri me urgjëncë në sallën e operacionit.

Prindërit e Elias kanë falënderuar me zemër shqiptarët dhe gjithë donatorët që iu gjendën pranë dhe shpëtuan jetën e fëmijës së tyre të vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb