Dhimbjet që shkakton cikli menstrual shpesh janë aq të forta saqë ua u bëjnë të pamundur aktivitetet ditore femrave për aq ditë sa zgjasin. Por me një shpikje të re, kjo mund t’i përkasë së shkuarës.

“Livia” është një paisje e krijuar nga iPulse Medical dhe i premton femrave largim të dhimbjeve të përmuajshme, pa patur nevojë të marrin qetësues apo të mbajnë shishe me ujë të nxehtë.

Sipas kompanisë, Livia e “fik” dhimbjen vetëm me anë të shtypjes së një butoni.

Paisja është tepër e lehtë për t’u përdorur, mjafton të vendosni dy elektrodat në vendet ku ndjeni dhimbje dhe ta ndizni.

Krijuesit e saj thonë se efektet zgjasin deri në 15 orë dhe mund të kontrollohet në bazë të nivelit të dhimbjeve që keni.

‘Livia’ po zhvillohet me anë të donacioneve dhe synon të dalë në treg në tetor të këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=0lp0z77wp40

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb