Terapitë e reja për degjenerimin makular të lidhur me moshën, vijnë nga një retinë e lëngshme artificiale, një nanomaterial që do të injektohet në sy, sipas eksperimentimit të ilustruar nga Grazia Pertile, drejtoreshë e Njësisë së Oftalmologjisë të spitalit italian ”Irccs Sacro Cuore”.

“Ajo bazohet në ngjashmërinë midis qelizave fotovoltaike dhe fotoreceptorëve të syrit. Pas zhvillimit të këtij materiali inovativ, ne vendosëm të injektojmë nanopjesëza nën retinë. Kjo retinë e lëngshme artificiale është një projekt që është ende në fazën e zhvillimit”, shpjegoi Pertile, siç raporton ANSA.

Degjenerimi makular i lidhur me moshën në retinë prek afërsisht 10% të popullatës së moshuar.

“Ne shpresojmë që eksperimentimet njerëzore të fillojnë së shpejti, ne jemi duke pritur autorizimet e para”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb