Ende pa zbritur në fushë, Man.City sheh që blerja e tyre më e bujshme, Erling Haaland pushton faqet e para të mediave. Mino Raiola, përpara se të ndërronte jetë, kishin lënë gati një kontratë shumë të çuditshme që e lejon përfaqësuesin e tij të jetë sërish objekt dëshirash në tregun e transferimeve. Marca ka zbuluar se në kontratën që biondi firmosi për “qytetarët” ka dy klauzola largimi.

Marca
Marca

E para, në 2024 futet në fuqi e drejta që çdo klub në negociojë me Man.City për të blerë Haaland për një çmim prej 200 milionë euro, mund të paguajnë këtë shifër dhe të sigurojnë shërbimet e norvegjezit. Në 2025 Haaland mund të largohet për 25 milionë euro më pak, pra çdo skuadër mund të paguaj 175 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

287695512 10167138952095455 6537304895547498332 N
287695512 10167138952095455 6537304895547498332 N

Kjo “shpikje” e fundit e Mino Raiola-s bën që Haaland të mbetet sërish në qendër të merkatos, pasi këtë shifër janë të gatshëm ta paguajnë shumë klube, në Premier League dhe jo vetëm pasi Real Madrid vijon ta shoh si zëvendësuesin ideal të Karim Benzema. Kujtojmë që Man.City bleu kartonin e Haaland për 52 milionë paund nga B.Dortmund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb