Një anije turke që planifikon të kryejë shpime për naftë dhe gaz afër Qipros, u ankorua në ishull të hënën, duke shkaktuar tensione mes Qipros dhe Bashkimit Evropian.

Muajin e kaluar, krerët e BE paralajmëruan Turqinë të heq dorë nga shpimet e saj për gaz në ujërat rreth ishullit ose të përballet me sanksione nga blloku, pasi Greqia dhe Qipro i shtynë shtetet e tjera të BE të ndërhyjnë.

Anëtari i BE, Qipro ka zbuluar gaz natyror në zonat në jug të ishullit, edhe pse ende asgjë nuk është konkretizuar. Turqia kërkon të drejtat e saj për të eksploruar për gaz, duke dërguar anijet veta eksplorim rreth ishullit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb