Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale emocionet nga ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” ku kombëtarja e Kosovës fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Cekisë, ndeshje e vlefshme për eleminatorët e Europianët 2020.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!” shkruan Meta në një status në facebook, bashkëngjitur fotove nga festa në stadimiun “Fadil Vokrri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb